'Nderi i Kombit: Ibrahim Rugova' - një këngë mbreslënëse nga Albërije Hadërgjonaj

  • 21 January 2020 - 22:01
'Nderi i Kombit: Ibrahim Rugova' - një këngë mbreslënëse nga Albërije Hadërgjonaj

Në shenjë respekti për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, shumë artistë shqiptarë i kushtuan këngë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e shumë këngëve, spikat këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj me interpretimin mbreslënës të këngës "Nderi i Kombit: Ibrahim Rugova".

E kjo këngë përçon shumë emocion edhe me vargjet e tekstit, dhe mbetet një prej këngëve më të bukura kushtuar Dr.Rugovës.

Oh moj Dardani antike gjuje vellon e lashtësisë
Rrok-lahuten ti kreshnike për babain e Pavarësisë
Çka tha Ibrahim Rugova, në Prishtinë kur mbylli sytë
Moj Kosovë, për ty punova siç punon qiriu për dritë

Burrë kosove e nder dardani, përjetësisht botës i flet,
se ti je Gandi Ballkanit që me pllumb luftën e vret...

(Kosova Sot Online)