Rihanna kthehet në krahët e Drake pas ndarjes nga miliarderi arab?

  • 22 January 2020 - 11:07
Rihanna kthehet në krahët e Drake pas ndarjes nga miliarderi arab?

Ndarjen nuk e vuajti shumë.

Këto ditë është komentuar shumë për ndarjen e Rihannës nga miliarderi Hassan Jameel.

Çifti ishin në lidhje tash e tre vjet, ndërsa edhe pse ende nuk janë deklaruar, në mediet e huaja pretendohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Madje, menjëherë pas ndarjes prej tij, Rihanna u tha se nisi lidhje të re dashurie.

Fillimisht u përfol për afërsinë me Asap Rocvky, por tani ajo u pa pranë ish-të dashurit, Drake, në një shfaqje të organizuar në Nju Jork.

Se a janë ribashkuar Rihanna dhe Drake, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

(Kosova Sot Online)