Pasi i mori 30 mijë euro, modelja “fundos” sërish miliarderin gjerman

  • 22 January 2020 - 13:55
Pasi i mori 30 mijë euro, modelja “fundos” sërish miliarderin gjerman

Romanca e bukuroshes polake Justyna Gradek me stilistin milioner Philipp Plein përfundoi rreth një vit më parë, në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Ky i fundit e paditi modelen kur shpenzoi 30 mijë euro në aeroport pa dijeninë e tij, gjë që gjermani e konsideroi vjedhje, pavarësisht se 26-vjeçarja i kërkoi pafund falje.

Por tanimë, Gradek, e cila prej muajsh është e martuar me një boksier, duket se do ta bëjë Plein të pendohet, megjithëse ka kaluar kohë nga ndarja.

Jo vetëm që Justyna sa vjen e bëhet më tërheqëse, por ajo iu nënshtrua dhe një ndërhyrje në të pasme dhe fotot që poston janë më seksi se kurrë. Edhe ndjekësit e yllit nga Polonia, tani 27 vjeç, komentojnë vazhdimisht se Gradek do ta bëjë Philipp “të vuajë”  duke treguar edhe se sa të lumtur e bën bashkëshorti i ri.

Le të kujtojmë se Justyna u fejua me boksierin Karol Miëkiewicz, vetëm një muaj pasi u nda nga 41-vjeçari gjerman.

(Kosova Sot Online)