Me dekolte të hapur dhe pamje tërheqëse, Bebe Rexha duket tejet atraktive

  • 23 January 2020 - 21:08
Me dekolte të hapur dhe pamje tërheqëse, Bebe Rexha duket tejet atraktive

Ajo nuk ka frikë të ndërmarrë rreziqe kur në pyetje është moda.

Këngëtarja Bebe Rexha tregoi ndjeshmërinë e stilit të saj të guximshëm kur u drejtua në restorantin “Craig” në Hollywoodin Perëndimor të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Kantautorja 30 vjeçare, ishte një vizion i sofistikimit seksual veshur me një xhaketë të zezë të zhytur me një skaj të rrjedhshëm.

Pjesa e hapur te gjoksi i jepte asaj një pamje edhe më provokuese. 

Këngëtarja dukej mahnitëse me një fytyrë me kozmetikë të aplikuar me profesionalizëm, e cila u bë nga ekipi i saj i makijazhit.

Bebe Rexha ndërkohë publikoi në InstaStory një video përpara natës së saj në qytet.

Grimi i kombinuar me veshjen e saj elegante, i dhuruan asaj shkëlqimin e duhur për darkën në të cilën ajo ishte nisur.

Krijuesja e shumë hiteve do të jetë një nga të ftuarat speciale në mbrëmjen e “Grammy Awards 2020” që do të mbahet këtë të diele.

Bebe Rexha ka qenë mjaft e përfshirë këtë vit në shfaqjen e çmimeve, pasi kishte shpallur nominimet krahas Alicia Keys në nëntor të vitit që shkoi.

Në fillim të kësaj jave ajo ndau entuziazmin e saj me fansat për rolin e saj të ardhshëm prezantues që do të ketë në “Grammy Awards”.

Këngëtarja shqiptare u nominua vitin e kaluar për çmimin “Artisti i ri më i mirë” dhe “Performanca më e mirë në grup në zhanrin Country”, për këngën e saj shumë të suksesshme “meant to be”, në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

(Kosova Sot Online)