E lodhur dhe e trishtuar, publikohen fotot e këngëtares së famshme duke bërë dush të…

  • 24 January 2020 - 12:55
E lodhur dhe e trishtuar, publikohen fotot e këngëtares së famshme duke bërë dush të…

Ylli i pop-it, Madonna, ka anuluar koncertet e saj për shkak të problemeve që ka me shëndetin. Së fundmi janë publikuar disa fotografi të saj, ku 61-vjeçarja shfaqet në një vaskë me ujë të ftohtë.

Ndërkohë pranë saj qëndron i dashuri 25-vjeçar, Ahlamalik Williams, i cili duket se po kujdeset për të.

Turneu “Madame X” i cili nisi në shtator të vitit të kaluar, është anuluar me urdhër të mjekut të Madonna-s. Sipas doktorit, koncerti 93-ditor nëpër Amerikë dhe Evropë do të ishte shumë rraskapitës të këngëtaren e famshme.

Ndërkohë Madonna është duke u kujdesur për shëndetin e saj, duke bërë dush të ftohtë dhe masazhe. “Të bëj koncerte çdo natë më sjell shumë lumturi dhe anulimi i tyre është si një dënim për mua”, ka thënë ajo duke iu drejtuar fansave të shumtë.

(Kosova Sot Online)