Ja kush e shoqëron Taynën në Shtetet e Bashkuara

  • 24 January 2020 - 17:42
Ja kush e shoqëron Taynën në Shtetet e Bashkuara

Sikur s’ka lezet të shkosh diku dhe të mos kesh dikë të të shoqërojë, për të ndarë qoftë edhe një batutë apo një mendim të çastit.

As reperja më në zë e momentit, Tayna, s’kishte si të udhëtonte vetëm ditën e djeshme drejt Shteteve të Bashkuara.

U bëmë kuriozë të dinim me kë ishte Tayna dhe mendja na shkoi edhe tek ndonjë mashkull, mirëpo nuk qenka kështu!

Në fakt, Tayna po shoqërohet nga mikesha e saj, Kejvina Kthella, e cila publikoi vetë në InstaStory një video me reperen.

 

Dy vajzat shfaqen të veshura plot stil rrugëve të Kalifornisë, ndërkohë që Kejvina i ka vendosur postimit emojin e dy shoqeve të ngushta.

Tayna dhe Kejvina duket se kanë lidhur miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën, pasi kjo nuk është hera e parë që ato udhëtojnë e shijojnë pushimet së bashku.

Image


(Kosova Sot Online)