Tuna sjell imazhe provokuese nga pushimet në Republikën Domenikane, vë në pah të pasmet atraktive

  • 25 January 2020 - 12:31
Tuna sjell imazhe provokuese nga pushimet në Republikën Domenikane, vë në pah të pasmet atraktive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, po shijon disa ditë të mira pushimi bashkë me djalin e saj, Tianin.

Nënë e bir po kalojnë kohë të mirë së bashku në Republikën Domenikane, konkretisht në Punta Cana.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, duke treguar momentet e këndshme që po kalon atje.

Së fundmi, Tuna ndau me fansat një fotografi provokuese në Instagram, ku shfaqej në bikini ndërsa vinte në pah të pasmet e saj atraktive.

E mbuluar me kapele të madhe në kokë, ajo preferoi që të mos shfaqë fytyrën e saj, megjithatë arriti që t’i bëjë fansat që ta komentojnë e pëlqejnë me të madhe këtë imazh.

Tuna njihet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës, e cila i ka rezistuar kohës duke sjellë vazhdimisht këngë që janë pëlqyer nga publiku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë (@tunasejdi) on

(Kosova Sot Online)