Kim: Qaj për gruan e Kobes

  • 27 January 2020 - 11:03
Kim: Qaj për gruan e Kobes

Vdekja e Braynt e ka prekur thellë Kim Kardashian.

Por, më shumë se për vdekjen e tij, yllin hollyëoodian dhimbje ka ndjerë për vajzën e Kobe, Giannën.

Kim Kardashian i ka kujtuar të ndjerët nëpërmjet publikimit të një fotografie pranë të cilës është shprehur se kur e kujton gruan e Kobe, Vanessën i vie të qaj.

“Zemra më është rënduar. Askush nuk përjeton ato se çfarë janë duke kaluar tani familjet e përfshira. Kjo na ka prekur të gjithë ne, aq shumë por unë nuk mund të filloj të imagjinoj se çfarë po ndjen Vanessa duke humbur burrin dhe vajzën e saj. Unë qaj vetëm duke menduar për këtë. Unë jam duke u lutur për familjen Bryant, familjen Altobelli dhe familjet e të gjithë atyre që vdiqën në këtë tragjedi të pamendueshme. Pusho i qetë legjendë”, ka shkruar Kim.

(Kosova Sot Online)