Me lot në sy! Përformanca LIVE e Demi Lovato në Grammy

  • 27 January 2020 - 14:13
Me lot në sy! Përformanca LIVE e Demi Lovato në Grammy

Ajo është rikthyer pas një rikuperimi që bëri nga mbidoza e drogës që e përdori për një kohë të gjatë.

Demi Lovato ka shkëlqyer në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’, e më e veçanta ka qenë performanca e saj LIVE.

Me lot në sy, këngëtarja këndoi këngën e ndjeshme ‘Anyone’ e cila në një formë apo tjetër ishte një përshkrim për të, një kërkesë për një person në jetë.

Performanca e saj u përcoll me duartrokitje dhe Demi dukej shumë e përmbushur pas këtij interpretimi.

Interesim për këngën e saj ka pasur në Youtube pasi për pak orë kënga ka arritur afër dy milionë ndjekës.

(Kosova Sot Online)