Pas performancës plot kurajo në ‘Grammy’s Award’, Selena i dedikon këto fjalë Demit

  • 28 January 2020 - 11:24
Pas performancës plot kurajo në ‘Grammy’s Award’, Selena i dedikon këto fjalë Demit

Mbrëmja e kaluar bëri bashkë personazhet më të njohur të ‘Hollywood’ për të kaluar në tapetin e kuq të ‘Grammy’s Award’. Këngëtarë të njohur të muzikës ndërkombëtare u ngjitën në skenën e madhe për të performuar disa nga këngët e tyre më të suksesshme.

Demi Lovato arriti të ngrinte peshë publikun fale performancës së saj me këngën e re ‘Anyone’. Pas këtij momenti ka ardhur dhe mbështetja nga mikja e saj e vjetër, Selena Gomez, e cila i ka dedikuar disa fjalë teksa Lovato këndonte në skenë.

“Do doja të kishte fjalë të përshkruanin se sa i bukur, inspirues dhe i merituar ishte ky moment. Demi jam shumë e lumtur për ty. Faleminderit për kurajon dhe trimërinë tënde”, ka shkruar Selena krah postimit të saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Gomez dhe Lovato gëzojnë një miqësi shumë vjeçare, që prej kur nisën karrierën e tyre.

(Kosova Sot Online)