E penduar apo jo? Irina Shayk flet për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj

  • 28 January 2020 - 12:51
E penduar apo jo? Irina Shayk flet për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj

Në numrin e ri të ‘Vogue’ britanik, Irina Shayk foli për herë të parë  për lidhen e saj 4 vjeçare  me Bradley Cooper. Edhe pse mardhënia e tyre nuk funksioni, modelja  e konsideron veten fatlume.

“Mendoj se kemi qenë të dy shumë me fat që përjetuam diçka të tillë”, tha Irina. Bradley dhe ajo janë prindër të një vajze dy vjeçare, të quajtur Lea De Seine Shayk Cooper. “E kam shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një grua që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe s’di çfarë të bëj. Më duket sikur po rrënohem. Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë”, përfundoi modelja e njohur lidhur me historinë me regjisorin e njohur, Cooper.

(Kosova Sot Online)