E fiksuar pas fizikut, Linda Halimi vendos të kryejë ndërhyrjen e parë kirurgjikale në trup

  • 28 January 2020 - 13:02
E fiksuar pas fizikut, Linda Halimi vendos të kryejë ndërhyrjen e parë kirurgjikale në trup

Këngëtarja Linda Halimi na ka befasuar prej vitesh me format e saj fizike, pas një rënieje drastike në peshë dhe një shndërrimi total të trupit të saj.

Një pjesë të madhe të kohës së saj Linda ia dedikon palestrën dhe duke se është e fiksuar për të pasur format perfekte trupore.

Madje, ‘fiksimi’ i saj ka arritur deri në atë pikë, saqë Linda ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, për të përmirësuar pamjen e saj.

Ajo e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit në InstaStory, duke treguar se ka vendosur të bëjë ndërhyrje, por s’e ka treguar akoma cilën pjesë mes vitheve dhe gjoksit.

Ajo ka lënë fansat ta gjejnë se në cilën pjesë të trupit do të jetë ndryshimi, ndërsa ne u bëmë kuriozë ta shohim sa më shpejt këngëtaren me pamjen e saj të re.

(Kosova Sot Online)