Arta Bajrami e uron nënën për ditëlindje: Pranë nesh ti je e fortë, s'ka fortunë që të rrëzon

  • 28 January 2020 - 15:38
Arta Bajrami e uron nënën për ditëlindje: Pranë nesh ti je e fortë, s'ka fortunë që të rrëzon

Arta Bajrami, është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera nga publiku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E sot ndryshe prej herave tjera, ajo ka arsye për të qenë e lumtur, pasi nëna e saj e dashur feston ditëlindjen.

Me këtë rast, përmes llogarisë së saj sociale, ajo e ka uruar të ëmen me fjalët më të ëmbëla...

Urime Mami ditëlindjen, të uroj shëndet e ngrohtësi pran nesh ti je e fort s'ka fortunë që të rrëzon, do të mundohem të ju rri gati vajzave të mia si më ke qëndru ti mu pranë gjithmonë në çdo sfidë e në çdo gëzim të jetes time, përqafime nga unë , Jimmy, Victoria, Ideal Morris, Electra të duam, ka shkruar Arta.

(Kosova Sot Online)