Roberti nuk flet me vëllain? Të vërtetën e zbulon Patrisi me këtë foto…

  • 29 January 2020 - 11:32
Roberti nuk flet me vëllain? Të vërtetën e zbulon Patrisi me këtë foto…

Robert dhe Patris Berisha kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të marrëdhënies paksa të komplikuar. Madje thuhej se dy vëllezërit nuk flisnin me njëri-tjetrin për shkak të këngëtares së njohur, Tuna.

Madje ata kanë folur shpesh nëpër intervista në lidhje me këtë çështje. Roberti më herët është shprehur se për aq kohë sa Tuna do të jetë pjesë e rrethit të tyre, ai nuk do të shkojë në asnjë festë familjare.

Por pavarësisht kësaj, marrëdhënia mes Robertit dhe Patrisit duket se është mjaft mirë. E këtë e ka zbuluar vetë Patrisi me një postim që ka bërë në “Instastory”. 

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me Robertin dhe e uron për ditëlindje. Këtë imazh Pastrisi e ka shoqëruar me një emoji torte.

Nga ana tjetër kujtojmë se ditët e fundit po përflitet për një prishje të martesës së Partisit dhe Tunës. Dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me lajmet, duke preferuar të qëndrojnë në heshtje.

(Kosova Sot Online)