Godet Eliza: N'seancë për Badovcin çka s'dëgjova, veç për interes publik më së paku dëgjova

  • 29 January 2020 - 20:00
Godet Eliza: N'seancë për Badovcin çka s'dëgjova, veç për interes publik më së paku dëgjova

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe deputetja Eliza Hoxha dje ishte e pranishme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku u mbajtë seancë e jashtëzakonshëme për Liqenin e Badovcit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


E mesa duket, diskutimet nga të pranishmit më shumë kanë qenë me akuza e kundërakuza mes njëri-tjetërit, sesa për temën për të cilën ishin thirrur.


Ndërkohë këngëtarja ka ironizuar duke përdorur një fjalë me rimë: N'seancë për Badovcin...dëgjova e çka s'dëgjova...veç për interes publik më së paku dëgjova nga ata që marrin vendime për këtë qytet.

Image


(Kosova Sot Online)