Lorik Cana publikon foton e parë me vajzën: Sot mbush 2 javë, vendosëm ta prezentojmë

  • 30 January 2020 - 11:14
Lorik Cana publikon foton e parë me vajzën: Sot mbush 2 javë, vendosëm ta prezentojmë

Dy javë më parë futbollisti i njohur Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë, kësaj radhe me vajzë.

Teksa deri më tani nuk kishte ndarë fotografi me vogëlushen, duket se rezervimi nuk i ka zgjatur shumë.

Kjo pasi pasditen e sotme, Loriku ka publikuar fotografi me vajzën, të cilën e mban në krahë.

“Enkeleida sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë!!”, shkruan futbollisti.

Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane Monica, janë prindër edhe të një djali, të cilit gjithashtu i kanë vendosur emër shqiptar, Bojken.

(Kosova Sot Online)