Nuk janë paratë, zbulohet arsyeja pse partnerja e Cristiano Ronaldos pranoi të jetë pjesë e Sanremos

  • 30 January 2020 - 14:08
Nuk janë paratë, zbulohet arsyeja pse partnerja e Cristiano Ronaldos pranoi të jetë pjesë e Sanremos

Ditë më parë qarkulluan lajme se partnerja e Ronaldos, Georgina ishte tërhequr nga Sanremo dhe arsyeja ishte pagesa. Georgina kishte kërkuar nga organizatorët shumën prej 140.000 mijë euro. Sipas disa mediave italiane drejtuesit e festivalit nuk kishin rënë dakort. Mirëpo në një intervistë që modelja ka dhënë për revistën e njohur italiane “Grazia” ka konfirmuar se do të jetë në skenë në datën 6 Shkurt. Gjithashtu ka folur dhe për arsyen pse ajo pranoi të jetë pjesë e këtij festivali. Ajo ka thënë se muzika është shumë ë rëndësishmë për të.

‘Nëna imë gjithmonë na vinte të dëgjonte muzikën e Laura Pausini. Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kutlurën italiane. Sanremo një hap i rëndësishëm për mua? Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali. Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur. Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. Sanremo është shumë i famshëm në Spanjë. Vitin e kaluar më pëlqeu vërtet kënga që fitoi, ‘Soldi’ e Mahmood ”, është shprehur bukuroshja 26 vjeçare.

(Kosova Sot Online)