Rita Ora sërish foto me “pullë të kuqe”, “tërbon” rrjetin me pozat me gjoksin jashtë

  • 30 January 2020 - 14:25
Rita Ora sërish foto me “pullë të kuqe”, “tërbon” rrjetin me pozat me gjoksin jashtë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka lënë pa fjalë fansat e saj të shumtë teksa është shfaqur “topless” gjatë xhirimeve për revistën e njohur “Love”.

28-vjeçarja shqiptare shfaqet vetëm me një gjerdan të madh dhe me doreza të zeza. Kjo nuk është hera e parë që Rita shfaqet thuajse nudo, dhe duket se nuk e ka aspak problem që të ekspozojë asetet e saj.

Rita gjithashtu ka dhënë edhe një intervistë për “Love”, ku është shprehur se njerëzit nuk e njohin një anë tjetër të saj, atë të ndjeshmen dhe emocionuesen. Revista do të dalë në treg më 3 shkurt, ku mund të lexohet e gjithë intervista e saj e plotë.

(Kosova Sot Online)