Luana tregon të vërtetën e postimit për martesën

  • 31 January 2020 - 12:08
Luana tregon të vërtetën e postimit për martesën

Luana Vjollca sapo zbuloi emisionin e radhës në të cilën do ta shohim në ekranet televizive.

Gjatë ditës së djeshme, Luana Vjollca bëri një postim që ngjalli shumë komentim në rrjetet sociale, pasi moderatorja u duk se i konfirmoi thashethemet për një martesë të mundshme të saj këtë vit.

Për këtë po flitet tash e sa ditë, duke u thënë se Luana do t’i japë fund beqarisë me një martesë me Kreanrin pikërish gjatë 2020.

Mirëpo, kjo ende nuk është konfirmuar siç e menduam!

Luana me anë të atij postimi ka filluar me paralajmërimet për emisionin e ri në të cilin po punon dhe që do të fillojë të shfaqet së shpejti në Top Channel.

Ajo fillimisht postoi një foto në të cilën dukej pyetja: “Gjeni pak kush do martohet këtë vit?”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

...

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

E më pas ka psotuar videon promovuese të emisionit me emrin “Take me out Albania”, emision ky i cili bashkon shumë çifte nëpër vende të ndryshme të botës, e që tani Luana do ta sjellë edhe në Shqipëri.

Ajo shkruan: “Do te martoheni Ju. Do te gjeni njeriun e endrrave ju , do te prekni endrren , suksesin e famen ju , DO TE JETE VITI JUAJ.. APLIKO TANI ne formatin me te sukseshem dating ne bote !!!! Se shpejti edhe ne Shqiperi.”

Ende nuk është treguar data se kur do të fillojë të shfaqet emisioni, megjithatë, mundësia për aplikime për të marrë pjesë është hapur.

(Kosova Sot Online)