Alketa Vejsiu para daljes në “Sanremo” thotë: Më uroni fat

  • 01 February 2020 - 17:40
Alketa Vejsiu  para daljes në “Sanremo” thotë: Më uroni fat

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu do jetë mes emrave të njohur që do të prezantojnë festivalin muzikor më të madh në Itali, Sanremo.Pak para nisjes, ajo ka bërë një fotografi me valixhet gati dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.“Destinacioni Sanremo!

Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj”,shkruan Alketa.Moderatorja shqiptare do të ndajë skenën me Georgina Rodriguez, gruan e një prej emrave më të rëndësishëm në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo.Festivali Sanremo mbahet nga 4 deri më 8 shkurt, ndërsa Alketa do të prezantojë në natën e tretë.Po atë mbrëmje do të shpallet fituesi, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision. Ndërkohë, Shqipëria do të prezantohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Image

(Kosova Sot Online)