Tayna ‘bombastike’ në fotot e fundit

  • 02 February 2020 - 12:32
Tayna ‘bombastike’ në fotot e fundit

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, aktualisht po shijon suksesin e projektit të saj më të ri “Edhe ti” që e solli në muajin janar në bashkëpunim me reperin Mozzik.

Kënga tashmë u shndërrua në hit dhe vetëm për një javë ka grumbulluar mbi dhjetë milionë klikime në platformën digjitale, YouTube.

Derisa po shijon këtë sukses, bukuroshja nga Prizreni nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, teksa nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Poza atraktive duke vënë në pah linjat e bujshme trupore solli së fundmi edhe për ata që e ndjekin në Instagram, që nuk janë të paktë në numër. 

E veshur me një palë të brendshme shkëlqyese, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) mori vëmendjen e të gjithëve.

Të shumta ishin edhe komplimentet rreth dukjes që mori nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe fansat e saj.

Veç projekteve, Tayna po vazhdon të jetë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte muzikore, për të qenë sa më afër admiruesve të muzikës së saj. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

shikim lakmitarë

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)