Diva Adelina Ismaili për kualicionin VV&LDK - uron: Ju priftë e mbara, shëndeti e fati

  • 02 February 2020 - 18:00
Diva Adelina Ismaili për kualicionin VV&LDK - uron: Ju priftë e mbara, shëndeti e fati

Lajmit për  nënshkrimin e marrëveshjes për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është gëzuar edhe Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes  llogarisë e saj në Facebook,  Adelina ka shkruar: Si nënë, grua, motër e bijë e Kosovës, ju falenderoj. Për shpresën e dhënë, për guximin e punën tuaj, për respektin ndaj votës sonë. 

Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

“Gjithmonë i kam besuar rrugëve të gjata. Vendimeve të vështira. Njerëzve që sakrifikojnë vetën për tjerët. Sot , ERDHI DITA të BESOj endrrën kosovare. Si nënë, grua, motër e bijë e Kosovës, ju falenderoj. Për shpresën e dhënë, për guximin e punën tuaj, për respektin ndaj votës sonë. Ju priftë e mbara, shëndeti e fati. Urime!”, ka shkruar këngëtarja e dekadës Adelina Ismaili.

Image

(Kosova Sot Online)