Jonida Vokshi uron Elvana Gjatën për ditëlindje por komenti më epik është i Besnik Krapit

  • 04 February 2020 - 10:59
Jonida Vokshi uron Elvana Gjatën për ditëlindje por komenti më epik është i Besnik Krapit

Ditën e djeshme këngëtarja Elvana Gjata festoi ditëlindjen e saj të 33-të.

Diva e muzikës shqiptare mori mesazhe të shumta për ditëlindje por më speciali ishte ai i mikes së saj më të ngushtë Jonida Vokshit dhe partnerit të saj Besnik Krapi.

Jonida ka publikuar një foto të vjetër të saj me Elvanën, ku dy mikeshat shfaqen teksa pozojnë shumë këndshëm pranë njëra-tjetrës.

Ajo zgjodhi t’i thotë edhe disa fjalë zemre Elvanës në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!”, shkruan Jonida.

Por më epik ishte urimi i partnerit të saj, Besnikut i cili në një koment poshtë fotos shprehet me humor:

“Elvana Gjata gëzuar gjysma e grus teme! U gzofsh e u lumtunofsh tanë jetën”.

(Kosova Sot Online)