Suksesi i Shakirës pas performancës në 'Super Bowl'

  • 04 February 2020 - 11:49
Suksesi i Shakirës pas performancës në 'Super Bowl'

Performanca e Shakiras dhe Jennifer Lopez në mbrëmjen e së dieles ka lënë të ‘shtangur’ publikun.

Jennifer Lopez 50-vjeçare dhe Shakira 43-vjeçare ishin performueset kryesore në spektaklin e ‘Super bowl’.

Këngëtaret kanë ‘rrëmbyer’ vëmendjen e publikut me paraqitjet e tyre, dhe yje të shumtë kanë lavdëruar ‘magjinë’ e dhuruar nga dyshja latine.

Në këtë shfaqje kolumbiana, Shakira, kishte performuar një nga këngët më të vjetra të repertorit të saj ‘Whenever wherever’ këngë kjo që është publikuar në vitin 2001.

Tani 19 vite më vonë pas paraqitjes së shkëlqyer në ‘Super Bowl’ kënga ka arritur të ‘rrëmbej’ pozitën e parë në ‘Itunes’ në SHBA.

(Kosova Sot Online)