“Tani jemi dy që krenohemi me ty”, Fatma uron Alfion për suksesin e radhës

  • 04 February 2020 - 12:04
“Tani jemi dy që krenohemi me ty”, Fatma uron Alfion për suksesin e radhës

Disa ditë më parë Alfio Rrotani na bëri të ditur nëpërmjet një Instastory se bashkë me kolegun dhe shokun e tij Indrit Çelën do të hapnin një shkollë profesionale kuzhine.

“Shkolla “MASTERCHEF” ku do beheni me te miret ne kuzhine! Dhe duke u bere me te miret do fitoni 3fishin e atyre qe mendojne qe dine, por realisht nuk dine asgje! PER PAK FILLOJME”, u shpreh kuzhinieri. Me sa duket çdo gjë është finalizuar, pasi pak minuta më parë moderatorja bukuroshe Fatma Methasani ka ndarë me njekësit e saj në Instagram një foto ku shihet me Alfion në inagurimin e shkollës të përqafuar dhe ai është duke e puthur. Krahas fotos Fatma ka bërë dhe një shkrim mjaft prekës për të duke i uruar suksese.

“Babi Alfio, tani jemi dy qe duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftesine tende per te bere gjerat qe do dhe per ti bere gjithmone perfekt! Te duam kampion! Suksese”, shkruan moderatorja.

Pak ditë më parë, ata u bënë prindër për herë të parë më vogëlushin Noah. Gëzimet për çiftin nuk paskan fund.

(Kosova Sot Online)