Merr fund dilema! Lady Gaga prezanton të dashurin e ri

  • 04 February 2020 - 12:15
Merr fund dilema! Lady Gaga prezanton të dashurin e ri

Lady Gaga nuk e fsheh më historinë e dashurisë që po përjeton me Michael Polansky. Ata filluan të dilnin bashkë që në fillim të dhjetorit dhe u shfaqën për herë të parë në publik të dielën në shfaqjen e Super Bowl. Pasditen e djeshme, 33-vjecarja publikoi një fotografi tepër intime në Instagram ku dukej se po shijonte kohën me CEO-n e teknologjisë ndërkohë që ishte në një jaht në Florida.

Bukuroshja kishte veshur një palë bikini blu, ndërsa qëndronte në krahët e të dashurit të saj. Imazhi që ajo zgjodhi tregonte se ishte tepër e lumtur. ‘Bëmë shumë qejf në Miami. Dashuri për të gjithë monstrat dhe tifozët e mi të vegjël, ju jeni më të mirët! ‘ shkroi aktorja në përshkrimin e saj, duke shtuar një zemër të kuqe. Në filmin ku ishte protagoniste, pati shumë spekulime se Gaga ishte e lidhur me aktorin Bradley Cooper dhe nxiti ndarjen nga Irina Shayk, por rezulton e pavërtetë.

(Kosova Sot Online)