Është aq “hot” sa shkrin edhe dëborën, Morena sfidon të ftohtin me bikinit e vogla

  • 05 February 2020 - 13:02
Është aq “hot” sa shkrin edhe dëborën, Morena sfidon të ftohtin me bikinit e vogla

Pas pushimeve në Tajlandë, nga ku ka publikuar fotografi e video mjaft seksi e provokuese, Morena Taraku ka zgjedhur një tjetër vend për t’u relaksuar.

Kësaj radhe këngëtarja e njohur ka lënë detin dhe ka shkuar në një vend me dëborë. Morena ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku tregon se ka sfiduar dëborën.

Në foton në fjalë, ajo nuk është veshur ashtu siç shumica vishen kur ka borë dhe është ftohtë, por ka guxuar dhe ka dalë me një palë bikini të vogla.

Menjëherë fotografia ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit i shkruajnë se është shumë “hot” sa mund të shkrijë edhe borën.

(Kosova Sot Online)