Ja si u njoftuan Georgina dhe Cristiano

  • 05 February 2020 - 14:24
Ja si u njoftuan Georgina dhe Cristiano

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar të gjitha rreth lidhjes së tyre.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka përshkruar tre gjërat që e tërhoqën atë tek ylli i Juventusit, kur u takuan për herë të parë, shkruan DailyStar.

Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2017, ata thuhet se janë takuar kur Rodriguez po punonte në  një dyqan të “Gucci”.

26-vjeçarja tani ka folur haptas rreth lidhjes me fituesin e pesë herë “Topit të Artë” dhe atë se çfarë e tërhoqi tek ai. 

Rodriguez tha “Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte gjatësia, trupi dhe bukuria e tij”.

“Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe mbase kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një dukje të veçantë që më preku në thellësi”, shtoi ajo.

Dyshja kanë bashkë binjakë, që i lindi një nënë surrogate më 2017 si dhe vajzn Alana, të cilën Rodriguez e lindi në të njëjtin vit.

Ronaldo gjithashtu ka kujdestarinë e plotë të Cristiano Ronaldo Jr. i cili ka lindur në vitin 2010 nga një nënë që nuk i është bërë publik emri.

34-vjeçari tani jeton në Itali pasi kishte lënë Real Madridin për Juventusin në vitin 2018, Rodriguez lavdëron aftësinë e tij si futbollist.

“Ai është personi i vetëm që mund të më emocionojë gjatë një ndeshje,” tha ajo.

“Jam me fat që jam partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë kaloj një numër të pafund emocionesh. Ai nuk ka rival ”, deklaroi Georgina.

Ajo vazhdoi: “Jeta jonë bazohet në përkushtim dhe përqendrim të plotë në gjithçka që bëjmë. Duke drejtuar jetë shumë të shëndetshme dhe të organizuar, kemi një ndjenjë të thellë lumturie dhe mirëqenieje.”

“Cristiano dhe unë dua t’u japim fëmijëve edukimin më të mirë të mundshëm dhe të krijojmë një familje të mrekullueshme”, përfundoi Georgina.

(Kosova Sot Online)