Sa u paguan Jennifer Lopez dhe Shakira për shfaqjen e tyre në ‘Super Bowl’?

  • 05 February 2020 - 14:33
Sa u paguan Jennifer Lopez dhe Shakira për shfaqjen e tyre në ‘Super Bowl’?

Performanca e dy yjeve latine, Jennifer Lopez dhe Shakira në shfaqjen e përvitshme të ‘Super Bowl’ i surprizoi të gjithë fansat e këngëtareve në mbarë botën.

Pas gjithë shfaqjes së dhuruar, pyetja e parë e cila i kuriozoi të gjithë, ishte se sa ishin paguar Lopez dhe Shakira.

Së fundmi burime për ‘Elle’ kanë treguar se artistet nuk kanë marrë asnjë pagesë nga pjesëmarrja e tyre në këtë ‘show’, pasi vetë performanca para milionave ndjekësve, u dhuron ekspozim dhe marketing falas atyre.

‘Forbes’ bëri të ditur se pas performancës së Justin Timberlake në vitin 2018 ‘Super Bowl’, në ‘Spotify’ pati një rritje prej 214%. Një vit para kësaj, në ‘Super Bowl 2017’, albumi i Lady Gaga-s, u kthye në tabelën e ‘Billboard’ 200 muaj pas publikimit.

(Kosova Sot Online)