Jennifer Lopez natyrale pas shfaqjes në 'Super Bowl'

  • 05 February 2020 - 18:13
 Jennifer Lopez natyrale pas shfaqjes  në 'Super Bowl'

Ylli 50 vjeç doli pa grim teksa shkëmbeu puthje me të fejuarin, Alex Rodriguez, pasi iu deshën 10 orë për grimin në “Super Bowl”.

Jennifer Lopez zgjodhi të dalë pa grim për një shëtitje në Miami, të martën.

Këngëtarja 50-vjeçare ishte veshur me një xhup të kuq, teksa shkëmbeu puthje me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez para shëtitjes.

Ajo ka zbuluar se iu deshën plot 10 orë për makijazhin e saj në shfaqjen “Super Bowl LIV”, të dielën.

E veshur në të kuqe, ajo merrte rreze dielli në Florida, ndërsa kishte lidhur flokët lart.

Ajo dhe Shakira dhuruan performancë plot energji, teksa JLo ishte veshur me kostum të markës “Versace”.

Image

(Kosova Sot Online)