Vdes aktori i njohur i Hollywood-it

  • 06 February 2020 - 10:56
Vdes aktori i njohur i Hollywood-it

Dje ka ndërruar jetë aktori i njohur hollivudian Kirk Douglas. I lindur nga emigrantë rusë me emrin Issur Danielovitch Demsky në vitin 1916, Douglas pati një karrierë të gjatë dhe shumë prodhimtare gjatë së cilës njohu suksese të shumta.

Mediat amerikane kanë bërë vlerësime maksimale duke e konsideruar si të fundit që është pikë lidhëse me atë që quhet Epoka e Artë e Hollywood.

Atletik dhe me shikim ngulës, ai do të spikaste me rolin e heroit. Debutimin e parë e pati me “Dashuria e çuditshme e Martha Ivers” në vitin 1946. Gjatë viteve ’50 ai njohu suksesin e plotë dhe u shfaq edhe në filma western apo ato me temë lufte.

Pikë kthese në këtë drejtim ishte roli i tij i vitit 1949 te filmi “Kampioni” që i dha famë ndërkombëtare dhe një “Oscar” për kategorinë e aktorit më të mirë. Në vitin 1952 ai merr “Oscar” e dytë me një rol në filmin “I keqi dhe e bukura”.

Me studion e tij “Bryna Productions” ai realizoi dy filma të tjerë, “Shtigje gë lavdisë” dhe “Spartaku”, gjatë të cilit bashkëpunoi me Stanley Kubrick. Spartaku është roli me të cilin Douglas identifikohet në memorien e përgjithshme të publikut.

Luajti në 90 filma dhe u nominuar tre herë për “Oscar”. Filantrop dhe njeri me shumë interes ai u nderua edhe me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”. I biri i tij, Michael Douglas shkruajti ndër të tjera pas vdekjes se “për mua dhe vëllain tim ai ishte thjesht babi”.

(Kosova Sot Online)