Postimi i ri nga gruaja e Kobe Bryant po thyen miliona zemra në Instagram

  • 06 February 2020 - 11:15
Postimi i ri nga gruaja e Kobe Bryant po thyen miliona zemra në Instagram

Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa ka bërë një postim të ri në përkujtim të burrit të saj.

Vanessa Bryant ka publikuar një fotografi të legjendës së ndjerë të NBA, Kobe Bryant duke e përshkruar si shokun më të mirë.

Gruaja e Bryant ka bërë një postim të ri në përkujtim të burrit të saj i cili humbi jetën tragjikisht pas rrëzimit të një helikopteri ku po ashtu vdiq edhe vajza e tyre, Gianna.

“Më mungon shumë, shoku më i mirë, babai më i mirë. Më mungon të më thuash ‘Buongiorno principessa/reina”, shkroi Vanessa në profilin e saj në Instagram. Brenda pak orëve, postimi i saj ka marrë më tepër se 4 milionë pëlqime.

(Kosova Sot Online)