Genta i ‘pushton’ mediet turke

  • 07 February 2020 - 12:20
Genta i ‘pushton’ mediet turke

Ajo po e arrin qëllimin që e ka nisur tash e një kohë.

Genta Ismajli pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re në bashkëpunim me reperin turk Eypio.

Këto ditë, këngëtarja ka finalizuar xhirimet e videoklipit në Turqi, ndërsa tani ajo ka ‘pushtuar’ titujt e medieve rozë.

Në këta artikuj, flitet për bashkëpunimin e ri të artistes shqiptare me Eypion dhe kjo nuk është hera e parë që mediet turke shkruajnë për të.

Sa i përket jetës private, Genta Ismajli para pak muajsh ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

(Kosova Sot Online)