‘Po flet më shpejt se italianët…!Ku po shkon?’ Alketa fut në krizë Amadeusin në Sanremo

  • 07 February 2020 - 14:47
‘Po flet më shpejt se italianët…!Ku po shkon?’ Alketa fut në krizë Amadeusin në Sanremo

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka lënë pa fjalë dhe ka shtangur Amdeusin gjatë bashkë moderimit në natën e tretë të festivalit në Sanremo. Teksa ngjitet në skenë për të prezantuar këngën e radhës, Alketa rrëmben të gjithë vëmendjen duke falenderuar italianët për mundësinë e dhënë dhe për realizimin e ëndrrës së saj.

E teksa falenderimeve të shumta nuk po u vinte fundi, Amadeusi u duk sikur kaloi ‘në krizë’ nga mënyra se si prezantuesja shqiptare po fliste. Ai i vuri në dukje faktin që fliste shumë shpejt italisht, por me humor dhe ‘thumbim’ njëkohësisht i kërkoi të kalonin në prezantimin e këngës së radhës, pasi më ritmin e Alketës mund të mbaronte festivali pas orës dy të natës.

Pjesë nga biseda mes Amaduesit dhe Alketës

Amadeus: Po flet me një shpejtësi marramendëse…ua nuk ndalon…por ti je shumë e shpëjtë.po flet më shpejt se një italian. Shiko se mund të fillojmë të prezantojmë ndonjë këngë e jo të vaazhdojmë të flasim…po folëm e folëm kështu mund të mbarojmë në 2 të natë…

Alketa: Po, por dua të them edhe një gjë të rëndësishme

Amadeus: Po, po më thuaj

Alketa: Po dua të përshëndes të gjithë shqiptarët, I dua.. sidomos ata që jetojnë në Shqipëri. ah, edhe një gjë…  

Dhe vazhdon të ikë e të ngjisë shkallët. Amadeus hutohet fillon të shikojë majtas djathta

Amadeus: Po çfarë po bën? Alketa, po ku po shkon…

Alketa: U ngjita sepse shiko…unë fizikisht i kam zbritur këto shkallë ndërsa simbolikisht i kam ngjitur. Kjo është pika më e lartë e karrierës time. Faleminderit Itali! Faleminderit!

(Kosova Sot Online)