U nda pas 12-ditësh martesë nga gjyshi i “egër”, ja si e kuptoi Pamela Anderson gabimin e tmerrshëm

  • 07 February 2020 - 16:41
U nda pas 12-ditësh martesë nga gjyshi i “egër”, ja si e kuptoi Pamela Anderson gabimin e tmerrshëm

Pak javë më parë, Pamela Anderson, i surprizoi të gjithë kur u martua me producentin 74-vjeçar të filmave, Jon Peter. Por kjo martesë nuk ishte e destinuar që të kishte një fund të lumtur, pasi pas 12-ditësh ata u ndanë.

Por duket se shumica e dinin se kjo martesë do të dështonte, pasi që në fillim “zemra e saj ishte shumë e hapur” kur pranoi propozimin e tij të befasishëm të martesë.

Miqtë e ish-yllit të Baywatch pretendojnë se 52-vjeçarja ishte në gjendje të ndjeshme emocionale para se të pranonte propozimin e tij, pasi kohët e fundit u kthye nga një pastrim shpirtëror prej një muajsh në Indi.

“Pamela nuk funksionon në të njëjtën gjatësi vale si njerëzit e tjerë. Ajo ka një zemër të madhe dhe i dashuron shumë dhe shpejt. Kur u kthye nga udhëtimi Jon i tha: ‘Unë të dua, le të martohemi’. Dhe ajo i tha: ‘Në rregull’”, tha një burim për “Page Six”. 

Burimi ka shtuar se aktorja e famshme kishte kaluar më pak se tre ditë me Peter, me të cilin ka qenë e lidhur edhe 30 vite më parë, përpara se të binte dakord të martohej me të.

Andersonit duket se i janë dashur vetëm dy ditë që kuptonte se kishte bërë një gabim të tmerrshëm duke u martuar me ish-të dashurin e saj. Për Jon Peter thuhet se është autoritar dhe i fiksuar pas famës. “Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, pati deklaruar 74-vjeçari.

“Pamela mendonte se ai ishte i irrituar nga mënyra sesi ajo dëshironte të ruante pavarësinë e saj financiare”, pohoi burimi, duke shtuar: “Ai kërkoi që ta fuste në një film ku po punonte, por ajo nuk e dëshironte këtë gjë.”

Ylli kanadez konfirmoi ndarjen nga Peter në një deklaratë në mediat sociale duke u thënë fansave se ata po merrnin kohë për të rivlerësuar çfarë donin nga jeta dhe nga njëri-tjetri.

(Kosova Sot Online)