Harry flet për herë për traumat pas vdekjes së nënës së tij

  • 08 shkurt 2020 - 09:09
Harry flet për herë për traumat pas vdekjes së nënës së tij

Princi Harry ka qenë në terapi gjatë tre vjetëve të fundit pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.

Ai këtë e zbuloi në një konferencë në Miami pas një prezantimi nga Gayle King.

Harry dhe gruaja e tij Meghan u shfaqën për herë të parë në një ngjarje publike që nga largimi i tyre nga familja mbretërore.

Një burim që tregoi për rrëfimin e Harry tha se ai foli shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai ka qenë në terapi vitet e fundit në tentimin për të kapërcyer traumën e humbjes së nënës së tij.

Ai foli për atë se si ngjarjet e fëmijërisë së tij ndikuan tek ai dhe se ai në atë kohë ka qenë duke folur me një profesionist të shëndetit mendor.

(Kosova Sot Online)