“Kur kam konflikt me partnerin, marr në telefon për këshilla ish-burrin”

  • 08 February 2020 - 11:24
“Kur kam konflikt me partnerin, marr në telefon për këshilla ish-burrin”

Silva Baltadori së fundmi ka folur hapur për jetën e saj personale. E ftuar bashkë me vajzën e saj Mabel, në  “Ftesë në 5” në foli për divorcin me të atin e dy fëmijëve të saj si dhe marrëdhënien me partnerin e ri holandez.

Ajo ka treguar se kur debaton me partnerin e tij, merr në telefon ish- bashkëshortin dhe i  kërkon këshilla.

“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabel, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun (partneri aktual) unë marr në telefon Xhorxhon. Nuk jam fare hipokrite, e thashë edhe njëherë se martesa jonë devijoi për shkak të maturimit tonë”, tha ndër të tjera ajo.

Menjëherë ndërhyri Bieta Sulo me humor, ku u shpreh se  e habitshme do të ishte që ta merrte edhe Diku, Xhorxhon, dhe ta pyeste si mund ta qetësonte Silvën.

(Kosova Sot Online)