Irma Libohova mes lotëve dhe dhimbjes: Doja të bëhesha si Pagarusha e Kosovës

  • 08 February 2020 - 11:54
Irma Libohova mes lotëve dhe dhimbjes: Doja të bëhesha si Pagarusha e Kosovës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë bilbili i muzikës Nexhmije Pagarusha. Këtë lajm e ka ndarë vëllai i saj, Tarik Pagarusha përmes një postimi në “Facebook”.

Të shumtë kanë qenë personalitetet e vendit në Kosovë dhe Shqipëri që kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e saj.

Një ndër to ka qenë edhe Irma Libohova e cila përmes një bisede telefonike në edicionin e lajmeve në Ora News, ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen për ndarjen nga jeta e Nexhmije Pagarushës.

Ajo tregon se një ditë më parë ka hedhur një këngë të Nexhmies në “Instagram” pa ditur asgjë dhe se artistët e ndjejnë shpirtin e njëri-tjetrit.

“Ka qenë idhulli im dhe një ditë doja të bëhesha si ajo. Ënderroja të isha Vaçja e Shqipërisë dhe Pagarusha e Kosovës. Kam qarë gjithë mëngjesin, ishte shumë e papritur . Zoti më çoi të hidhja dje këngën e saj në “Instagram”. Nuk e di si ndodhi por artistët e ndjejnë shpirtin e njeri-tjetrit”, përfundon këngëtarja e njohur.

(Kosova Sot Online)