Shkurte Fejza për Nexhmije Pagarushën: Zëri yt do të jehojë brez pas brezi në mbarë Shqiptarinë

  • 08 February 2020 - 14:51
Shkurte Fejza për Nexhmije Pagarushën: Zëri yt do të jehojë brez pas brezi në mbarë Shqiptarinë

Lajmi për ndarjen nga kjo botë të Bylbylit të muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës, e ka prekur komunitetin artistik, e në veçanti mikeshat e saja që e respektuan dhe e nderuan edhe për të gjallë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi emocionues, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, ndër të tjera ka shkruar: Fjala më e idhët që të buron nga shpirti vjen moment kur duhet me e thënë lamtumirën e fundit për bilbilin e këngës shqipe, për bareshën e kanarinave shqiptare zonjën e madhe Nexhmije Pagarusha.  

 

Baresha e kanarinave shqiptare


Fjala më e idhët që të buron nga shpirti vjen moment kur duhet me e thënë lamtumirën e fundit për bilbilin e këngës shqipe, për bareshën e kanarinave shqiptare zonjën e madhe Nexhmije Pagarusha. Sot ike në amshim e dashura jonë Nexhi. Do të na mungon të gjithëve por zëri yt do të jehoj bjeshkëve të Pagarushës , Kosovës dhe mbarë shqiptarisë brez pas brezi ndërsa ti do t’i bashkohesh kolosëve të kombit në atë botë dhe do të prehësh në krahët e mësuesit të dashur të shqiptarëve dhe babit tend Vesel Pagarushës. Kështu e ka kjo botë e përkohëshme të ciles i ke dhënë shumë dhe e cila të përcjellë në botën e përjetshme. Do të kujtojmë me shumë respekt ty si njeri dhe zërin tend magjeps e dashur Nexhi.

(Kosova Sot Online)