Sanremo 2020/ Ja kush e fitoi festivalin dhe përfaqëson Italinë në Eurovision

  • 09 February 2020 - 09:36
Sanremo 2020/ Ja kush e fitoi festivalin dhe përfaqëson Italinë në Eurovision

Këngëtari Diodato është shpallur fituesi i edicionit të 70-të të Sanremos me këngën e tij “Bëni zhurmë”. Vendin e dytë e zuri Francesco Gabbani, ndërsa pas tij u renditën  “Pinguini Tattici Nucleari”.

Pas shpalljes fitues, do të jetë “detyra” e Diodato-s që të përfaqësojë Italinë në Eurovizion për këtë vit. Një vit më parë,  Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion. 

Festivali i këtij viti në Sanremo ka qënë më shumë se kurrë në vëmendjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij spektakli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj. Gjithashtu në skenë këndoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos, u vesh gjithashtu nga një stiliste shqiptare.

(Kosova Sot Online)