Zbulohet se ku i la partnerja e Ronaldos 149 mijë eurot që mori nga ‘Sanremo’

  • 09 February 2020 - 11:33
Zbulohet se ku i la partnerja e Ronaldos 149 mijë eurot që mori nga ‘Sanremo’

Georgina e ka bërë gjestin madhështor.

Partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina mori një vëmendje të madhe në natën e tretë të Sanremos. Ajo u shoqërua nga futbollisti i cili u ul në rreshtin e parë për ta ndjekur.

Disa ditë më parë u përfol se Georgina nuk pranoi pagesën 25 mijë euro që do u jepej çdo prezantuesi duke i kërkuar 149 mijë dhe produksioni pranoi ta paguante me shumën që ajo kërkoi. 

Mediat italiane kanë shkruar se Georgina me këto para ka bërë bamirësi. Ajo ka dhuruar të gjithë shumën për të ndërtuar një spital për fëmijët në Torino, i cili ka nevojë për investim.

(Kosova Sot Online)