Primadona e artit shqiptar Nexhmije Pagarusha vula e të gjitha gjeneratave muzikore

  • 09 February 2020 - 20:00
Primadona e artit shqiptar Nexhmije Pagarusha vula e të gjitha gjeneratave muzikore

Nexhmije Pagarusha – Nënë Tereza e muzikës së mirëfilltë shqipe

Republika e Kosovës të Premten ka aguar me një lajm të hidhur.Primadona e muzikës shqipe zonja e skenës Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas një opus të pasur me këngë e filma artisikë ku ajo ishte edhe protagoniste, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Hiti "Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që nuk përsëritet. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekst të poetit Rifat Kukaj.

Në shenjë respekti, për ta nderuar figurën e saj prej artisteje të pakontestuar me premisa botërore, shumë artiste shqiptarë kanë shprehur dhimbjen e tyre duke e kujtuar bilbilin e muzikës shqipe.

Shkurte Fejza për Nexhmije Pagarushën:

Image


Baresha e kanarinave shqiptare

Fjala më e idhët që të buron nga shpirti vjen moment kur duhet me e thënë lamtumirën e fundit për bilbilin e këngës shqipe, për bareshën e kanarinave shqiptare zonjën e madhe Nexhmije Pagarusha. Sot ike në amshim e dashura jonë Nexhi. Do të na mungon të gjithëve por zëri yt do të jehoj bjeshkëve të Pagarushës , Kosovës dhe mbarë shqiptarisë brez pas brezi ndërsa ti do t’i bashkohesh kolosëve të kombit në atë botë dhe do të prehësh në krahët e mësuesit të dashur të shqiptarëve dhe babit tend Vesel Pagarushës. Kështu e ka kjo botë e përkohëshme të ciles i ke dhënë shumë dhe e cila të përcjellë në botën e përjetshme. Do të kujtojmë me shumë respekt ty si njeri dhe zërin tend magjeps e dashur Nexhi.

Adelina Ismaili për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Pusho në paqe Madhështi. Përjetësisht fansja jote.

 

Ilir Shaqiri për Nexhmije Pagarushën

Image

Pushoi së rrahuri zemra e zërit më dritëplotë që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Zëri, që ia nxori madhështinë malit e bukurinë fushës, që nga gjurmët e para në mrizet e Pagarushës. Zëri, që gjethoi në mënyrën më moderne folklorin tonë burimor, duke bulbëruar lule me aromë të përjetshme për zemrat shqiptare!

Lamtumirë, DADË!

Gili Berani për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

Gjithmonë në zemrat tona diva jonë!

Remzie Osmani për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Lamtumirë zëri më i mirë i këtyre trojeve, lamtumirë ikonë, pusho në paqe Nexhmije Pagarusha.

Miranda Hashani për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Sot jam e këputur në shpirt.E desha kaq fort këtë zonjë që i dha shumë artit shqiptar me zërin që nuk vjen kurrë më prapë.

Lamtumirë zonja e madhe e skenës...

Do të më mungojnë këshillat e tua, fotot me kafen e mëngjesit në ballkonin me lule e diell, edhe shumë nga ato që kemi kaluar bashkë... Nga sot do i mbyllë e do i ruaj si kujtimet më të çmuara të jetës sime.

Besiana Mehmedi për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Zëri që nuk vdes kurrë! Njeriu që i bëri krenarë shqiptarët dhe ishte model për çdo artist! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Shkodran Tolaj për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Nëna Nexhmije - Nënë Tereza e këngës dhe shpirtit artistik shqiptar.

L A M T U M I R Ë

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju "shkurre e mreta"!
Lamtumire ju o armt e t'parve
Lamtumire për sa t'jetë jeta.

Lamtumire për sa t'jetë jeta.

Vera Oruçaj për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

R.I.P Ikona e jonë.Loqka ime, idoli im.Mikja ime që të vetmen të pata.Pusho ne parajsë Nexha ime.Ti mi dhe këshillat më të mira për jetë dhe art.Përherë do të jesh në zemren time.

Ganimete Jashanica për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

U preht në paqe ikona e kënges Shqipëtare

Manjola Nallbani për Nexhmije Pagarushën

Image

U prehsh ne paqe “Bilbili i Kosovës”dhe një nga ikonat me frymëzuese të muzikes Shqiptare! Shumë respekt për çdo notë e tingull të zërit tënd të artë që le trashëgim për të gjithe ne! 

Tuna Sejdiu për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Shumë prej nesh që jemi ngjitur në skenë kemi ëndërruar të jemi vula e kohës tonë. Ti je vula e të gjitha gjeneratave muzikore dhe jo vetëm. Ti je vula e të gjitha kohërave.

Vjollca Buqaj për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Pusho e qetë në parajsë,ikona e këngës shqipe ,Nexhmije Pagarusha!

Adelina Thaçi për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Pusho e qetë Bilbili i Kanges Shqipe!

Mahmut Ferati për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Lamtumirë blilbili këngës shqipe. Artiste e madhe e pavdekshme me veprat që ke lënë. U prehtë në paqe !

Shaqir Cërvadiku për Nexhmije Pagarushën:

Image

Muzika shqipe mbeti pa mbretëreshën e këngës popullore Nexhmije Pagarushën.Këngët e saj do të mbesin të përjetshme.U prehtë në paqë.

Sunaj Saraçi për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Pusho në paqe Ikona jonë.

Rovena Stefa për Nexhmije Pagarushën

Image

Pusho në paqe ylli i muzikës sonë!Ke qenë një shembull arti për të gjithë ne, e mbaj mend kur të kam takuar në Festivalin “Zambaku i Prizrenit” në Kosove 2001, kur në poziten e Kryetares se Jurisë më dhatë çmimin e parë e duke më permbushur plot me dashuri e mirenjohje me zerin tend të ngrohët e shikimin e një dive.Të duam gjithmonë.

Neki Emra për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Në historinë e muzikës ke lëne vend e madhja Nexhmije Pagarusha.
Në këtë botë jetojmë për të lënë dicka.
Emri Nexhmije Pagarusha do të jetoj me shekuj, me popullin së bashku.
Faleminderit që ekzistove e madhja Nexhmije Pagarusha.

Edona Llalloshi për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Oj Zojë, lamtumirë!

Leonora Poloska për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Kisha mundësinë dhe rastin të të takoj, njeri me energji të vecantë,me një zë që nuk besoj egziston në trojet tona...Unikate në çdo aspekt! Pusho e qetë e ne do të vazhdojmë ta dëgjojmë zërin tënd bilbili gjeneratë pas gjenerate.

Vesa Luma për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Pusho në paqe Mretnesha jonë.
Falemderit për muziken e bukur, këshillat e tua dhe dashurinë qe ja ke dhënë të gjithëve pa kushte! Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.

Malësori për Nexhmije Pagarushën:

Image

Sot mbetëm pa bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha.
Zani yt na dha frymëzim e jetë,e nga sot do t’ju jep krahë engjujve në parajsë,ku do të pushofsh e qetë.Do të mbetesh inspirim për shum gjenerata,mbretneshë!

Andin Randobrava për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Nder dhe privilegj që isha pjesë e realizimit të cds tënde të fundit tezja Nexhmije.Faleminderit për muzikën që na dhurove.Dheu të qoftë i lehtë.

Selvete Tërstena për Nexhmije Pagarushën:

 

Image

 

Lamtumirë artiste e madhe.Kështu do mbajmë dashurinë për ty .

Merita Bunjaku për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Më pushtoi dhëmbja dhe lotët!
U prehsh në paqe o Ikonë e muzikës shqipe!

Naser Berisha për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Ike, por nuk do të vdesësh kurrë!
Prehu në paqe Ikonë!

Shqipe Kastrati për Nexhmije Pagarushën

Image


Pusho e qetë në lulet më të bukura të parajses.
Artistja e kombit tim Nexhmije Pagarusha!

Aferdita Demaku për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

U prefsh në paqe bilbili i muzikës. Këngët dhe veprat tuaja me zërin tënd kristal do te mbesin të pavdekshme.Une dhe gjeneratat tona ndihemi njerëz me fat që u rritëm dhe u frymëzuam me zërin tend.

Vjosa Emini për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Pusho e qetë!

Shyhrete Behluli për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Një jetë ja fale këngës, e kënga jote nuk vdes kurrë. Do te kujtojmë gjithmonë o legjende, bilbil i këngës shqipe”.

Violetë Kukaj për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 


Pusho në paqe bilbil i kënges shqipe Nexhmije Pagarusha. Gjithmonë do mbetesh në zemren time, ikona e muzikes shqipe.

Ermal Fejzullahu për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

Lamtumire Bilbili i kenges shqipe, ishim me fat qe u rritem me krijimtarine tënde të pavdekshme, ikona e Kosoves Nexhmije Pagarusha.

Irma Libohova për Nexhmije Pagarushën

 

Image

 

“Ka qenë idhulli im dhe një ditë doja të bëhesha si ajo. Ënderroja të isha Vaçja e Shqipërisë dhe Pagarusha e Kosovës. Kam qarë gjithë mëngjesin, ishte shumë e papritur . Zoti më çoi të hidhja dje këngën e saj në “Instagram”. Nuk e di si ndodhi por artistët e ndjejnë shpirtin e njeri-tjetrit”, përfundon këngëtarja e njohur.

Image

Bilbili i muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare për më shumë se katër dekada jo vetëm në artin muzikor por edhe në aktrim.

Repertuari i saj numëron mëse 150 këngë të cilave iu dha jetë me zërin e saj mbreslënës duke shkëlqyer në çdo skenë ku kishte përformuar.

Primadonës shqiptare iu dha lamtumira sot, duke ju plotësuar amaneti që të varroset në vendlindjen e saj Pagarushë.

Armend Preteni

 
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)