“Nuk kam pasur dashnor”/ “Plas” sherri mes Alesia Bamit dhe Robert Berishës: Të kam pa...

  • 10 February 2020 - 11:46
“Nuk kam pasur dashnor”/ “Plas” sherri mes Alesia Bamit dhe Robert Berishës: Të kam pa...

Robert Berisha ishte i ftuar sot në “E diell”, ku foli për deklaratën që bëri bujë dhe u shpreh se është keqkuptuar në atë çfarë ka dashur të thotë.

Roberti u vendos përballë gazetarëve të “E diell”, mes tyre edhe Alesia Bamit, me të cilën u përplas në një moment për shkak të termit që ai përdori.

Teksa po flisnin për tradhtinë, Roberti pyeti Alesia Bamin: “A je tradhtuar ndonjëherë ti? A të ka tradhtuar dashnori?”

Alesia ia ktheu: “Nuk je ti për të më bërë mua pyetje dhe nuk e quan dot dashnor se nuk kam pasur dashnor, por të dashur. Okej?”

Roberti: S’ke dashnor a?

Alesia: S’jemi Kosovë këtu, jemi në Shqipëri (duke iu referuar faktit që në Kosovë fjala dashnor përdoret për të dashurin)

“Nuk kam”, iu përgjigj Alesia pyetjes së Robertit ndërsa këngëtari e ktheu me të qeshur: “Më duket se të kam parë diku…”

“Mbase jemi parë në ambiente pune”, i tha Alesia.

(Kosova Sot Online)