Pas pjesëmarrjes në ‘Sanremo 2020’, Alketa Vejsiu gati të sqarojë gjithë zhurmat e dy muajve të fundit

  • 11 February 2020 - 10:48
Pas pjesëmarrjes në ‘Sanremo 2020’, Alketa Vejsiu gati të sqarojë gjithë zhurmat e dy muajve të fundit

Pas pjesëmarrjes në ‘Sanremo 2020’, Alketa Vejsiu ka vendosur të japë mbrëmjen e sotme një intervistë ekskluzive rreth gjithë ngjarjeve që shkaktuan mjaft bujë muajt e fundit. Këtë lajm e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ndër të paktat intervista që kam dhënë, ky sonte ne ora 22.00, do të jetë një “Hard Talk” nga @blendifevziu në ‘Opinion’ @rtvklan. Për të sqaruar gjithë zhurmat e dy muajve të fundit dhe për të ndarë gëzimin më të madh profesional me publikun shqiptar dhe me Shqipërine time të dashur që mbetet gjithmonë “ me para”, kudo të shkoj! Me të njëjtën veshje të Konferencës për shtyp përpara mediave italiane në Sanremo, isha në studion e ‘Opinion’ për të vazhduar konferencën për shtyp për mediat shqiptare! @blendifevziu shumë faleminderit që ishe me mua në këtë pervojë fanastike me stafin tënd dhe @drini.zeqo, por edhe për “Opinion” sonte! Për mua këto momente shkruajnë historinë time të jetës! E vlerësoj shumë! Sonte përballë @blendifevziu ora 22.00 #Opinion #thebest #tvklan”, ka shkruar Vejsiu krah postimit të saj më të fundit.
Kujtojmë se prezenca e Alketës dhe fjali i saj i mbajtur në ‘Sanremo’ shkaktoi mjaft zhurmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe mediat italiane të cilat e komplimentuan gjerësisht daljen e saj në skenë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nder te paktat intervista qe kam dhene, ky sonte ne ora 22.00, do te jete nje “Hard Talk” nga @blendifevziu ne OPINION @rtvklan Per te sqaruar gjithe zhurmat e dy muajve te fundit dhe per te ndare gezimin me te madh profesional me publikun shqiptar dhe me Shqiperine time te dashur qe mbetet gjithmone “ e para”, kudo te shkoj! Me te njejten veshje te Konferences per Shtyp perpara Mediave Italiane ne Sanremo, isha ne studion e Opinion per te vazhduar Konferencen per shtyp per mediat shqiptare! @blendifevziu shume faleminderit qe ishe me mua ne kete pervoje fantastike me stafin tend dhe @drini.zeqo por edhe per “Opinion” sonte! Per mua keto momente shkruajne historine time te jetes! E vleresoj shume! Sonte perballe @blendifevziu ora 22.00 #Opinion #thebest #tvklan Neser tek @brunovespa_official @raiportaaporta ora 23.00

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

(Kosova Sot Online)