Tayna guxon, ndryshon sërish ‘look’

  • 11 February 2020 - 13:20
Tayna guxon, ndryshon sërish ‘look’

Ajo është një nga reperet më me zë të momentit.

Njihet për energjinë e saj në skenë, por gjithashtu njihet dhe për ndryshimet e shpeshta në ‘look’.

Bëhet fjalë për Taynën e cila ka bërë përsëri ndryshime në pamjen e saj.

Pas një kohe të “gjatë”  si brune, reperja vendosi të kthehet përsëri bjonde dhe padyshim që me këtë ngjyrë dukej shumë tërheqëse.

Së fundmi Tayna nëpërmjet postimeve në Instastory ka treguar se tashmë i ka lyer flokët pink dhe duket shumë ndryshe, megjithatë asaj i shkon çdo ngjyrë.

(Kosova Sot Online)