Është ndarë nga i dashuri? Vjehrra 56-vjeçare e Dua Lipës kapet mat me një burrë misterioz

  • 12 February 2020 - 11:23
Është ndarë nga i dashuri? Vjehrra 56-vjeçare e Dua Lipës kapet mat me një burrë misterioz

Yolanda Hadid mund të ketë një mashkull të ri në jetën e saj. Nëna e motrave milionere është kapur mat rrugëve të Nju Jorkut, teksa shëtiste me një burrë misterioz.

Modelja 56-vjeçare u shfaq të martën me të dashurin e saj të ri të mundshëm, një muaj pasi festoi ditëlindjen me partnerin, Joseph Jingoli.

Nëna e tre fëmijëve u shfaq mjaft elegante e veshur sportive me një palë streçe dhe bluzë të zezë me disa vija të kuqe, verdhë dhe jeshile.

Por pavarësisht elegancës së vjehrrës së Dua Lipës, ishte burri misterioz që e shoqëronte që mori vëmendjen më të madhe. Burri, identiteti i të cilit ende nuk dihet mbante veshur një palë xhinse, xhup dhe atlete.

(Kosova Sot Online)