Almeda Abazi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

  • 13 February 2020 - 09:42
Almeda Abazi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Modelja shqiptare Almeda Abazi feston ditëlindjen.

Ditën e sotme ajo mbush 28 vjeçe dhe ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj.

Almeda ka lindur në vitin 1992 dhe i përket shenjës së Ujorit në horoskop.

Por, përveç ditëlindjes, Almeda ditën e sotme ka edhe një festë tjetër të rëndësishme.

Më 13 shkurt ajo feston edhe tre vjetorin e martesës me aktori e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur ish Miss Shqipëria festonte 25-vjetorin e lindjes.

(Kosova Sot Online)