I marrin për motra, fansat nuk gjejnë dot kush është e ëma dhe kush e bija

  • 13 February 2020 - 12:11
I marrin për motra, fansat nuk gjejnë dot kush është e ëma dhe kush e bija

Nënë e bijë nga Kalifornia kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja për shkak se ngatërrohen për motra.

Fansat e kanë të vështirë të dallojnë se kush është e ëma dhe kush e bija, edhe pse kanë 23 vite diferencë.

Joleen Diaz, 43 vjeç dhe e bija 19-vjeçare Meilani Parks kalojnë thuajse të gjithë kohën së bashku.

43-vjeçarja ka zbuluar se ruan freskinë e lëkurës së saj duke u përkujdesur çdo ditë për të.

“Kam ndjekur gjithmonë një stil jetese të shëndetshme dhe aktive. Pi rrallë alkool, pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar, të shëndetshme. Unë kujdesem shumë për lëkurën time. E laj atë çdo mëngjes dhe në darkë para se të shkoj në shtrat. Mbrojtja nga dielli është thelbësore. Unë përdor krem kundra diellit çdo ditë edhe në ditët me re dhe shi. Përdor gjithashtu edhe serum me vitaminë C, ditë dhe natë. Të kesh lëkurë të mirë më jep vetëbesim”, ka treguar 43-vjeçarja.

(Kosova Sot Online)