Tre këngëtaret shqiptare që nuk keni për t’i njohur, Adelina Ismaili ngatërrohet me...

  • 13 February 2020 - 17:02
Tre këngëtaret shqiptare që nuk keni për t’i njohur, Adelina Ismaili ngatërrohet me...

Së fundmi po qarkullon në rrjet një fotografi ku shfaqen tre këngëtare shqiptare të njohura, Dafina Zeqiri, Genta Ismajli dhe Adelina Ismaili. Fotoja ku vihet re se si kanë qenë disa vite më parë vajzat e showbiz-it është publikuar nga faqja “Vipat e bllokut”.

Menjëherë kjo foto është bërë lajm, pasi duket ndryshimi që këngëtaret kanë pësuar me kalimin e viteve. Me disa kilogramë më shumë dhe me një look ndryshe, krahasuar me pamjen që këngëtaret e njohura kanë sot, ka një diferencë të dukshme.

Por Adelina Ismaili ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar foton duke thënë se vajza që është aty nuk është ajo, por një fanse që ka bërë foto me Dafinën dhe Gentën.

“Nuk jam unë në këtë foto miq! Respekt për vajzën, ka qenë fanse. E përqafoj shumë”, shkruan Adelina, duke lënë të kuptohet se e kanë ngatërruar me një tjetër person.

(Kosova Sot Online)