Alban Ramosaj publikoi projektin e ri muzikor “Unity”

  • 15 February 2020 - 11:49
Alban Ramosaj publikoi projektin e ri muzikor “Unity”

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj e publikoi projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Unity” dhe është në bashkëpunim me artisten më të re në skenën muzikore shqiptare, Kleo Niki.

“Unity”, e cila është në gjuhën angleze është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e kanë shkruar vetë artistët, ndërsa për videoklipin është përkujdesur “Barraka production”.

“Unity”, është publikuar në kanalin zyrtar të KeloNikit në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

(Kosova Sot Online)